Sunday, November 18, 2012

Tiranë, parakalon FSK, Serbia frikë nga ‘Shqipëria e Madhe’ /VIDEO/

Një njësi e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesë e paradës ushtarake në Tiranë më 28 nëntor për të festuar përvjetorin e 100-të të shpalljes së Pavarësisë. Por, pjesëmarrja e FSK-së në paradën e Tiranës ka shqetësuar zyrtarët serbë në Beograd. “Në nder të Ditës së Flamurit dhe 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. 
 Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka filluar përgatitjet me një grup ushtarakësh, të formuar posaçërisht për nder të kësaj ngjarje”
, ka thënë për SETimes Ibrahim Shala nga zyra për Marrëdhënie me Publikun në FSK.(BalkanWeb)