Tuesday, November 20, 2012

Tifozët zhvishen se u humbi skuadra e zemrës (Video)

Kuriozitete-Tifozët e ekipit çek, Slovacko, bënë një udhëtim të gjatë për të parë skuadrën e tyre, e cila u mposht nga Banik Ostrava me rezultat 2-1.
Për këtë shkak tifozët kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të treguar dashurinë për ekipin e tyre. I gjithë grupi i tifozëve është zhveshur nga mesi e lartë duke tërhequr vëmendjen e të gjithë stadiumit.
Një gjest shumë i guximshëm duke marrë parasysh temperaturat që ishin rreth pesë gradë Celsius në Republikën Çeke.