Tuesday, November 20, 2012

Një shtëpi kaq e vogël që katërfishohet (Video)

Një britanik thotë se do të tronditë tregun e pasurive të paluajtshme duke ofruar për shitje një model të ri shtëpie. Simon Woodroffe ka krijuar një ambient të tillë për banesë, që edhe pse në fakt është vetëm 80 metra katror, mund të katërfishohet menjëherë duke përdorur një buton, ose duke tërhequr një nga muret.Apartamenti ka katër dhoma të fshehura, përfshi një dhomë gjumi, e cila zbret nga tavani.Apartamenti ofron një dhomë gjumi kryesore, një tjetër dhomë gjumi që zbret nga tavani, një dhomë ndenje, që është e zhytur, një kinema, dhomën e ngrënies, një ambient si zyrë, vendin për të ngrënë mëngjes, banjën, një dhomë për festa e madje edhe një bodrum për verën.Zoti Woodroffe, 60 vjeç, që jeton në një anije luksoze në Londër, thotë se kjo shpikje do ridimensionojë jetët e njerëzve.Ai thotë se janë në total 12 pjesë të lëvizshme brenda një dhome, që e modifikojnë atë si të duash.Shtëpia quhet YO! Home dhe është një teknologji shumë e lartë. Dizajni i saj është fantastik dhe duhet theksuar: Nuk mund të përdoret në vend ku ikën energjia.