Tuesday, November 20, 2012

Grusht te dhunshem ne koke, 16-vjecarja bie pa ndjenja (video)

Episod i pazakonte i ndodhur jashtë një “pub”-i në Londër
Një kamera e sigurisë ka filmuar një burrë, teksa ndjek një vajzë 16-vjeçare, për t’i dhënë një grusht të fortë në kokë, jashtë një “pub”-i në Londër. Vajza bie në tokë pa ndjenja, kurse burri largohet sikur te mos ketë ndodhur asgjë. Viktima u dërgua menjëherë në spital, ku u shtrua për një traumë të fortë në kokë dhe për prerje të panumërta në fytyrë. Fatmirësisht ia hodhi pa rrezikuar shumë, ndonëse ende duket e pazakontë mënyra sesi u godit nga burri ende i paidentifikuar, por që dihet se është rreth 25-30 vjeç